Ministret Kushi dhe Nagavci zgjedhin Vlorën për seminarin e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministret Kushi dhe Nagavci zgjedhin Vlorën për seminarin e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi priti në një takim Ministren e Arsimit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, si dhe Zv. Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Liza Gashi.

Në fokus të këtij takimi ishte seminari i “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” që do të zhvillohet në Vlorë gjatë kësaj vere.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se gjatë këtij takimi u ra dakord për organizimin e Seminarit të 16-të të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” në Vlorë në datat 30 korrik-2 gusht 2023.

“Gjithashtu u angazhuam të punojmë më shumë së bashku për mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë nëpërmjet një analize të detajuar mbi kurrikulën dhe tekstet,”- nënvizon Znj. Kushi.

Previous Ministret e Arsimit Kushi e Nagavci nënshkruajnë protokollin e marrëveshjes për “Enciklopedinë Shqiptare”