Ministri Gonxhja, në konferencën e Ekonomisë të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Në 4 muajt e parë të vitit u tejkalua barriera e 100 milionë dollarëve në shkëmbime tregtare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Gonxhja, në konferencën e Ekonomisë të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Në 4 muajt e parë të vitit u tejkalua barriera e 100 milionë dollarëve në shkëmbime tregtare

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në konferencën e Ekonomisë të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, me temë “Ristrukturimi ekonomik për një perspektivë të re”. Kjo konferencë synon të ofrojë njohuritë më të fundit përmes raporteve nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, mbi çështjet kryesore që ndikojnë në klimën ekonomike dhe propozimet novatore për perspektivën e ekonomisë në vend.

Falë punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe jo vetëm, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-së kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë. Në vetëm 4 muajt e parë të vitit, është tejkaluar barriera e 100 milionë dollarëve në shkëmbime tregtare, me një strukturë të shëndetshme bilanci: 53 milionë USD eksporte dhe 47 milionë USD importe.

Ky trend pozitiv pritet të jetë më i miri në historinë e tregtisë amerikano-shqiptare, duke treguar se ekonomia shqiptare është ndër më të shpejtat dhe më të qëndrueshmet në Evropë!

Previous Ministrja Koçiu vizitë në QSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh