Ministri Hasani: ‘Dita e Alfabetit’, festë kombëtare e Shqipërisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani: ‘Dita e Alfabetit’, festë kombëtare e Shqipërisë

Data 22 nëntor, e cila shënjon Ditën e Alfabetit do të shpallet festë kombëtare.

Në një prononcim për mediat, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bëri me dije se Këshilli i Ministrave do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë shtimin e ‘Ditës së Alfabetit’ si një nga festat kombëtare të Shqipërisë.

Ministri Hasani u shpreh se 22 nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, teksa nënvizoi se gjuha shqipe është ajo që i bashkon vërtetë shqiptarët kudo ndodhen nëpër botë.

“E kemi ndërmarrë këtë iniciativë bazuar edhe në diskutimet që patëm pas Samitit të Diasporës. Kryeministri i Shqipërisë e njoftoi në prani të të gjithë përfaqësuesve të diasporës shqiptare. Së bashku me Ministrinë e Arsimit, është përgatitur gjithashtu një kalendar shumë i rëndësishëm eventesh për vitin 2024, të lidhura me gjuhën shqipe”, tha ai.

I pyetur lidhur me avancimin e negociatave Shqipëri-BE, Ministri Hasani deklaroi se në javët në vijim pritet një vendim nga BE lidhur me mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare.

“Le të vazhdojmë të tregojmë se sa seriozë jemi dhe sa të mirë dëshiruar jemi për të plotësuar atë që ne e kemi detyrim ndaj popullit shqiptar, por edhe ndaj institucioneve evropiane”, tha kryediplomati shqiptar.

Previous Fjala e Ministrit Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave