Ministri Hasani prezanton nismën “Për shqiptarët në rajon” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani prezanton nismën “Për shqiptarët në rajon”

Qeveria shqiptare do të vijojë punën e saj të pakushtëzuar për mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kudo në rajon. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani lançoi sot nismën “Për shqiptarët në rajon”, që nis me mundësitë e arsimit në Shqipëri të të rinjve në Luginën e Preshevës.

Pas takimit me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, rektorëve të 5 universiteteve në Shqipëri, përfaqësueve të 5 bashkive respektive, Ministri Hasani nënvizoi se është është dakordësuar dhënia e 30 bursave të studimit dhe akomodim falas për çdo studentët nga Lugina e Preshevës, nga universitetet dhe bashkitë e Tiranës, Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit.

“Nuk është e rastësishme që Shqipëria ka zgjedhur pikërisht arsimin si fokusin kryesor të mbështetjes për Luginën. Ne besojmë që pikërisht nga arsimi fillon e gjithë përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin politik, ekonomik, kulturor e social të këtij komuniteti të bashkëkombësve tanë të cilët përballen me një situatë jo të lehtë dhe meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, tha Ministri Hasani.

Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë ka bërë një punë të mirë për të dakordësuar bashkëpunimin mes Unionit të Afaristëve Shqiptarë dhe Fondit Humanitar të Luginës së Preshevës me Dhomat e Tregtisë e Industrisë së Tiranës dhe Këshillin Kombëtar të Agro-bujqësisë.

Ndërkohë, janë duke u shqyrtuar me shumë prioritet, mënyrat sesi mund të ofrohet për Luginën, mbështetjepër specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në Shqipëri, për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medias.

Përveç këtyre nismave, në të ardhmen e afërt, objektivat do të materializohen edhe me projekte të tjera në ndihmë të komunitetit shqiptar.

“Së pari, për të frenuar pasivizimin e adresave, çka padyshim është diçka që na shqetëson shumë. Së dyti, për njohjen e diplomave dhe thellimin e shkëmbimeve kulturore, ekonomike e tregtare, sepse besojmë se kjo do të kontribuojë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës; thellimi i bashkëpunimit me faktorin shqiptar, kudo në rajon. Garantimi i të drejtave të tyre të gjithë shqiptarëve dhe fuqizimi i tyre politik, social e ekonomik, janë prioritete të punës tonë”, nëvizoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Unë shoh se po ndërtohet një strategji kombëtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës nga shteti i Shqipërisë, dhe që përmes kësaj strategjie do ta kemi shumë më të lehtë të ruajmë substancën kombëtare në Luginën e Preshevës. Kjo nismë nuk është vetëm mbështetje për studentët e Luginës së Preshevës, por është mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet shqiptare në Luginë”, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Luftiu.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema shtoi se: “Lugina e Preshevës ka nevojë për profesionistë, sidomos në fushën e mesuesisë, infermjerisë, por edhe profesione të tjera.  Ne mendojmë që vitin e ardhshëm, si Universitet, jo vetëm të kemi përjashtim nga taksa e shkollimit apo nga akomodimi falas, por edhe politika të tjeta shtesë ndaj tyre.”

Bursat për studentët e Luginës së Preshevës në sejcilin prej 5 universiteteve, akomidimi i tyre nga bashkitë respektive si dhe punësimi gjatë muajve të verës në disa prej qyteteve do të nisin nga viti akademik 2024 – 2025. Ndërkohë, në universitetin e Gjirokastrës nisën studimet 3 studentët e para nga Lugina e Preshevës.

Previous Lushnje, Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova”, e transformuar me kushte optimale e standarde bashkëkohore