Ministri Hasani takon Hakan Fidan: Të forcojmë edhe më tej partneritetin strategjik Shqipëri-Turqi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani takon Hakan Fidan: Të forcojmë edhe më tej partneritetin strategjik Shqipëri-Turqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim Ministrin për Punët e Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ministri Hasani vlerësoi avancimin e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri, teksa theksoi se mes dy vendeve ekziston potencial për një intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe jo vetëm.

“Dua të vlerësoj në mënyrë të posaçme Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Konstatuam nevojën për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin tonë dypalësh, për t’u përballur me sukses me sfidat e sigurisë të të gjitha dimensioneve. Pas përfundimit me sukses të mandatit si anëtare jo e përhershme e KS të OKB, Shqipëria do vazhdojë angazhimin shumë palësh në disa mekanizma të OKB dhe në 4 nismave rajonale. Përmbushja me sukses e angazhimeve të marra sigurisht do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë.”, u shpreh kryediplomati shqiptar.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve në çdo fushë si për dialogun politik, si në shkëmbimin në fushën e ekonomisë, kulturës e arsimit janë mjaft të mira.

“Qëllimi ynë është që brenda vitit 2024 të zhvillojmë Këshillin e parë të Partneritetit Strategjik. Kjo do të jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe tregtia mes nesh të ketë një rritje të konsiderueshme. Ne do të bëjmë çmos për këtë”, tha ai.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit për Punët e Jashtme, Hakan Fidan, në Tiranë.

Previous Ministri Manja: Bashkëpunojmë ngushtësisht me CPT dhe Avokatin e Popullit për përmirësimin e kushteve të trajtimit për të paraburgosurit dhe të dënuarit