Ministri Hasani takon presidentin Klaus Iohannis: Rumania aleat i palëkundur në rrugëtimin tonë drejt BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani takon presidentin Klaus Iohannis: Rumania aleat i palëkundur në rrugëtimin tonë drejt BE

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim me Presidentin Klaus Iohannis,

Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë në rajon, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe avancimi i marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Rumani.

Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në këtë aspekt.

Në vijim, Ministri Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe edhe me zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoin dhe Ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu.

Në ditën e dytë të vizitës, kryediplomati shqiptar do të pritet në takim nga homologia rumune Luminita Odobescu. Pas takimit, dy ministrat do të dalin një deklaratë të përbashkët për mediat.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Hasani në Rumani.

Previous Balla pret Drejtorin e Agjencisë së BE kundër Drogës: Shqipëria, partner i angazhuar fuqimisht në luftën kundër narkotikëve