Ministri Hasani takon Rene Troccaz: Franca mbështet avancimin e rrugëtimit tonë drejt BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani takon Rene Troccaz: Franca mbështet avancimin e rrugëtimit tonë drejt BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, hapat e ndërmarra për bashkëpunimin strategjik dhe zhvillimet e fundit në rajon duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve bashkëpunuese për të nxitur sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë ekspertizën dhe burimet e përkushtuara në forcimin e institucioneve dhe përafrimin e politikave me standardet e BE- së.

Kryediplomati shqiptar vlerësoi investimet franceze në Shqipëri, teksa theksoi se ekziston mundësia për një avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike.

Previous Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, 100% deri në fund të këtij mandati