Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit Kundër Migrimit të Paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Tomlinson.
Ministri Hasani rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe punëve të brendshme, rritjen ekonomike dhe investimet, etj.
Kryediplomati shqiptar theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të dialogut politik në një frymë të vërtetë miqësie, bashkëpunimi dhe partneriteti.
Dy zyrtarët u dakordësuan se siguria dhe punët e brendshme, janë faktorë kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.
Shqipëria dhe Britania e Madhe gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik intensiv.
Shkëmbimi i vizitave të tilla i shërben intensifikimit të dialogut politik midis vendeve tona mike dhe aleate.