Ministri Hasani: Të rivlerёsohet qëndrimi për anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani: Të rivlerёsohet qëndrimi për anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mirëpriti në një takim në MEPJ, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic.

Dy homologët shprehën vullnetin e të dyja palëve për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të përbashkët.

“Jemi brenda një dinamike pozitive të integrimit të vendeve tona në BE. Integrimi ekonomik rajonal, përmirësimi i ndërlidhjes dhe tregtisë mes nesh, si edhe me BE, luajnë një rol të veçantë shtytës dhe mbeten prioritet i rëndësishëm që sjell përfitime të qarta dhe të dobishme për ne dhe qytetarët tanë”, tha kryediplomati shqiptar Hasani.

Për një bashkëpunim rajonal më të suksesshëm, Ministri Hasani u shpreh se Kosova duhet të këqyret në një optikë bashkëkohore, realiste e pragmatike.

“Koha për rivlerёsim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale. Të lehtësohen  shkëmbimet ndërnjerëzore Bosnje-Kosovë”, u shpreh ai.

MPJ i Bosnjes Konakovic vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë, teksa nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Është mjaft e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor, në të gjithë Evropën, të kemi qetësi. Duhet të tregojmë se jemi gati për një integrim sa më të shpejtë që të jetë e mundur. Po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që po na jepen në këtë drejtim”, tha ministri Konakovic.

Vizita e MPJ, Elmedin Konakoviҫ në Tiranë, pason vizitën e mëparshme të ish-homologes së tij Bisera Turković, në 5 mars 2021.

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina kanë marrëdhënie të mira, si dhe vullnet politik për forcimin e mëtejshëm të tyre dhe shtimin e kontakteve të nivelit të lartë. Një shtysë e qenësishme për zhvillimin e bashkëpunimit është edhe komuniteti shqiptar që jeton në BH, rreth 15.000 shqiptarë.

Previous Situata e zjarreve në vend