Ministri Hoxha, takim me ambasadorin italian: Bashkëpunimi do të vazhdojë në nivelet më optimale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hoxha, takim me ambasadorin italian: Bashkëpunimi do të vazhdojë në nivelet më optimale

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili së pari, e përgëzoi për detyrën e rëndësishme të marrë. Palët konfirmuan edhe njëherë afërsinë mes dy vendeve mike. ⁠

Ministri Hoxha pohoi se ka qenë dhe është dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm me shtetin italian në çdo fushë, duke nisur nga siguria publike, deri tek mbështetja, që Italia i jep Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësim në BE.

Ambasadori italian theksoi gjatë takimit të parë, kënaqësinë për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar.

Hoxha shprehu gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale.

Previous Prani e shtuar e forcave të sigurisë në bregdet, që së bashku me stafin e mjekësor kontribuojnë në sigurinë e pushuesve