Ministri i Drejtësisë me trupën drejtuese të Shërbimit të Provës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Drejtësisë me trupën drejtuese të Shërbimit të Provës

Manja: Udhëzim për unifikimin e vlerësimit për personat në konflikt me ligjin

Ministri I Drejtësisë z.Ulsi Manja ka lajmëruar nxjerrjen së shpejti të një udhëzimi, I cili do të unifikojë procedurën mbi vlerësimet për personat në konflikt me ligjin dhe koordinim më të mirë mes Shërbimit të Provës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Qendrës Për Parandalimin e Krimit tek të miturit, autoriteteve vendore si dhe gjithë aktorëve që sipas ligjit kanë detyra në lidhje me qëllimet e dënimit penal. Manja e ka bërë të ditur vendimin e tij, përgjatë një takimi me gjithë drejtorët e Shërbimit të Provës. “Çdo vlerësim për personat në konflikt me ligjin, paskësaj do të jetë rezultat i mbikqyrjes në dinamikë të sjelljes së personit në IEVP, sjelljes me personelin, rrespektimit të rregullores së  burgjeve, marrëdhëniet në familje etj”, është shprehur ai. Ministri i Drejtësisë ka kërkuar nga drejtuesit e këtij shërbimi ndryshimin e mentalitetit në punë, duke e përshtatur atë me vizionin e ri. Manja u ka tërhequr vëmendjen drejtuesve për menaxhimin e burimeve njerëzore, kapacitetet dhe rekrutimet, ku duhet të mbizotërojë profesionalizmi, shërbimi korrekt, edukat dhe sidomos transparenca. “Shërbimi I Provës nuk është dhe nuk mund të jetë institucion bamirësie për punësime. Jemi të vendosur për të ndëshkuar çdo abuzim ngado dhe kudo të shfaqet, sidomos ato që kanë të bëjnë me trajtimin dhe sjelljen ndaj personave të dënuar me shërbim prove”, është shprehur Manja. Në këtë linjë, ai ka pohuar se dixhitalizimi I të gjithë shërbimit do të jetë një armë e fortë jo vetëm në luftën sipërfaqësore të korrupsionit, por edhe gjetjen e burimit të tij. Ministri I Drejtësisë ka siguruar trupën drejtuese të Shërbimit të Provës për mbështetjen e tij maksimale në zbatimin e detyrave, ligjit dhe performancës në shërbim të qytetarëve të kësaj trupe që menaxhon rreth 10 mijë persona e që mendohet për shtimin e këtij numri pas masave alternative të dënimit që do të aplikojë gjykata në të ardhmen e afërt. Manja ka pohuar se pas miratimit të strukturës së re, do të ketë edhe trajtim të ri financiar.

Previous Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë

Leave Your Comment