Ministri i Financave Ervin Mete takohet me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Shtetërore Italiane “Cassa Depositi e Prestiti” dhe Kryetarin e SIMEST SpA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Financave Ervin Mete takohet me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Shtetërore Italiane “Cassa Depositi e Prestiti” dhe Kryetarin e SIMEST SpA

Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua ditën e sotme me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Shtetërore Italiane “Cassa Depositi e Prestiti” (CDP), z. Dario Scannapieco, Kryetarin e SIMEST SpA, z. Pasquale Salzano dhe delegacionin që i shoqëronte.

Ministri Mete vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, si edhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm. Ministri theksoi se Shqipëria ofron mundësi për investime në sektorë si energjia, infrastruktura dhe turizmi.
Mete shprehu gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë italiane përmes përfshirjes më të gjerë të dy institucioneve financiare, CDP dhe SIMEST, përmes njohjes formale si institucione financiare për zhvillim.

Drejtori Ekzekutiv i “Cassa Depositi e Prestiti”, z. Scannapieco vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në procesin e reformave dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Gjithashtu, ai shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në krijimin e një institucioni financiar në Shqipëri, të ngjashëm me modelin e CDP-së.

Palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në funksion të mundësive të financimit, projekteve të asistencës teknike, promovimit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe mbështetjes për ndërmarrjet që investojnë në Itali dhe Shqipëri.

CDP është shoqëri tregtare me aksionar kryesor Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Italisë dhe përfaqëson institucionin më të madh financiar të zhvillimit të shtetit italian, ndërsa SIMEST është institucion financiar në pronësi të CDP, me fokus kryesor mbështetjen dhe promovimin e ndërmarrjeve italiane jashtë vendit.

Previous Mesazh i Kryeministrit Edi Rama