Ministri i Financave, Petrit Malaj inspekton zonën e lirë doganore në Porto Romano - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Financave, Petrit Malaj inspekton zonën e lirë doganore në Porto Romano

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë pune në zonën e lirë doganore në Porto Romano, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi në terren i zbatimit të Planit Operacional të monitorimit të zinxhirit furnizues të karburanteve, që nga importi, depozitat në zonën e lirë doganore, shitjes me shumicë dhe shitjen në pikat e furnizimit me pakicë. Ky Plan Operacional po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në mënyrë të koordinuar për 24 orë në ditë.

Ministri i Financave theksoi rëndësinë e monitorimit të zinxhirit furnizues të karburanteve dhe kërkoi angazhimin maksimal të tre institucioneve për zbatimin e masave të parashikuara në Planin Operacional.

“Do të kërkoja një vëmendje maksimale dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat, pra Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në zbatim të Planit të Masave që ne kemi ndërmarrë. Është shumë e rëndësishme ndërveprimi dhe sinergjia që krijoni midis të gjitha strukturave për të garantuar mbarëvajtjen e të gjithë procesit që jemi duke implementuar”, – u shpreh Ministri Malaj.

Në mënyrë të veçantë, z. Malaj falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëveprimin e ngushtë me Administratën Doganore dhe Tatimore, për shkëmbimin dhe trajtimin e informacionit, për kontrollin e veprimtarisë së importit, eksportit, prodhimit, depozitimit, transportimit dhe tregtimit të hidrokarbureve.

Monitorimi i zinxhirit furnizues të karburanteve, përveç kontrollit në terren, bëhet edhe nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, si Asycuda dhe E-tax, në mënyrë që të evidentohet çdo shkelje e mundshme dhe të merren masat ligjore për çdo rast.

Importi dhe konsumi i karburanteve ka vijuar ecurinë pozitive gjatë muajit gusht. Për periudhën 7 mujore të vitit 2024 konsumi i karburanteve arriti në 381,083 tonë me rritje rreth 20 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Previous Manastirliu pret Ekipin Olimpik Shqiptar: Ngritët lart emrin e Shqipërisë, vendimi i qeverisë jep shpërblime për dy medalistët