Ministri i Financave Petrit Malaj takohet me Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Financave Petrit Malaj takohet me Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, priti në një takim Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Fabrizio Bucci.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Italisë dhe u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ministri Malaj falënderoi Ambasadorin Bucci për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria italiane ka dhënë për vendin tonë, në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

Z. Malaj theksoi faktin se Italia vijon të jetë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë dhe burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në sektorin bankar, energji, prodhim dhe ndërtim.

Ministri i Financave shprehu falënderimet e veçanta për nënshkrimin e marrëveshjes për pensionet dhe papunësinë mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe angazhimin për bashkëpunim të mëtejshëm përsa i përket ekspertizës teknike për harmonizimin dhe përafrimin e legjislacionit tonë me direktivat e Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, Ambasadori i Italisë uroi z. Malaj për emërimin në detyrën e re si Ministër i Financave dhe shprehu angazhimin për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Previous Spitali i ri ditor në QSUT, infrastrukturë model në ofrimin e shërbimeve të specializuara për sëmundjet e brendshme