Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi merr pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi merr pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji, mori pjesë në Takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, që u zhvillua në Bazën Ajrore në Ramstein, Gjermani më 19 shtator 2023.

Ky ishte takimi i pesëmbëdhjetë, i organizuar nga sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA z. Lloyd Austin dhe kreu i Shefave të Shtabit të Përbashkët të NATO, gjeneral Mark A. Milley, me pjesëmarrjen e mbi 50 – vendeve aleate dhe partnere të NATO dhe shërben si një platformë për konsolidimin e përpjekjeve ndërkombëtare në mbështetje të Ukrainës.

Në fokus të takimit ishte konfirmimi i unitetit dhe zotimit të vendeve aleate në vijimin e ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, të nevojshme për rezistencën ndaj agresionit rus.

Në këtë kuadër, edhe vendi ynë është angazhuar krah aleatëve, duke ofruar kontribute ushtarake, si dhe mbështetje diplomatike, politike, ekonomike dhe sociale për Ukrainën.

Previous Ministri z. Mete takohet me Ambasadoren e Francës, diskutohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve