Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Samitin e NATO në Madrid - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Samitin e NATO në Madrid

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Samitin e NATO që u zhvillua këto dy ditë në Madrid, Spanjë, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Mbajtja e këtij Samiti 3 – ditor u vlerësua si një moment historik, për vendimet mjaft të rëndësishme që u morën për orientimin e kursit të sigurisë dhe mbrojtjes në një situatë delikate sigurie, ku Rusia dhe Kina vijojnë të sfidojnë rendin botëror të bazuar në rregullat ndërkombëtare.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili vlerësohet si një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Në këtë Samit u theksua fakti se vendet e tij që aspirojnë për anëtarësim në strukturat euroatlantike, do të kenë mbështetjen nga Aleanca. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg vlerësuan veçanërisht rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

Qeveria shqiptare shprehu vlerësimin e saj për marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, që i hap rrugë anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO. Kryeministri Edi Rama propozoi nga ana e tij që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe, duke kërkuar nga vendet që nuk e kanë njohur të vlerësojnë qëndrimin e tyre.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s miratuan Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, duke përcaktuar prioritetet kryesore dhe qasjet për adresimin e sfidave për dekadën e ardhshme. Ndryshe nga Koncepti Strategjik i vitit 2010, i cili e cilësonte Rusinë si “partner strategjik”, koncepti i ri e paraqet atë si “rreziku më i madh i drejtpërdrejtë i Aleancës”, ndërsa Kinën si një vend në rritje dhe me politika ambicioze për të sfiduar interesat dhe sigurinë e Aleancës.

Previous Madrid, Ministrja Xhaçka takon homologun holandez: Të nisin sa më parë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Leave Your Comment