Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pret Kreun e Zyrës së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pret Kreun e Zyrës së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara

Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi priti në një takim Kreun e Zyrës së Gardës Kombëtare të SHBA, Gjeneral Daniel R. Hokanson.

Gjatë takimit u diskutua mbi mjedisin aktual të sigurisë dhe sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situata në rajon dhe ajo në Ukrainë, siguria kibernetike, angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s si dhe me fokus të veçantë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA.

Nga të dyja palët u shpreh shqetësimi për konfliktin në Ukrainë, ndërsa u theksua rëndësia e vijimit të mbështetjes nga aleatët. Vëmendje të veçantë mori edhe situate aktuale në veriun e Kosovës, si dhe ndikimi i mundshëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ministri Peleshi theksoi rëndësinë e prezencës së trupave të NATO-s në lindje, Letoni dhe Bullgari, dhe njëkohësisht në KFOR, Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes theksoi gjatë bisedës rolin dhe angazhimet e vendit tonë për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Ai u ndal në sfidat për zhvillimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në përballje me situatën aktuale të sigurisë.

Ministri Peleshi vlerësoi rolin e Zyrës së Gardës Kombëtare të SHBA. Ai shprehu njëherësh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që SHBA ka dhënë për vendin tonë, duke nxjerrë në dukje në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes me Gardën Kombëtare të Neë Jersey dhe mbështetjen e dhënë prej tyre për zhvillimin e kapaciteteve të FARSH.

Gjenerali Hokanson shprehu mirënjohjen e tij për rolin e Shqipërisë në NATO, duke e vlerësuar Shqipërinë si një vend partner dhe aleat tepër i besueshëm. Gjenerali Hokanson deklaroi se mbështetja e SHBA-ve do të jetë e vazhdueshme për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat e kohës.

 

Previous Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit