Qeveria dhe pushteti vendor do të shfrytëzojnë burimet e universitetit të Tiranës për kërkime shkencore dhe për realizimin e projekteve innovative. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku firmosi së bashku me rektorin e UT, Artan Hoxha marrëveshjen mes dy institucioneve.
Ministri Mazniku në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh se ndihma e Universiteteve do të shërbejë për t’iu përgjigjur sfidave që aktualisht përpabllet pushteti vendor. Nga ana tjetër ky bashkëpunim do të ngrejë kapacitetet e Universitetit duke u bërë kështu një partner në zhvillimin e pushtetit vendor.
Nga ana tjetër, Universiteti i Tiranës do të ndihmojë në ndërmarrjen e iniciativave ligjore, në studime dhe kërkime shkencore për zhvillimin e pushtetit vendor, do të ndihmojë në ndërmarrjen e projekteve innovative në pushtetin vendor dhe do të ndihmojë me ekspertizë teknike pushtetin vendor me kërkesë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Studentët e Universitetit të Tiranës do të kryejnë praktikat mësimore dhe të punësimit në bashkitë e Shqipërisë.
Marrëveshja mes Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Rektorit të UT do të zgjasë 5 vite me rinovim automatic për 2 vjet të tjera.