Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nis Turin e Dialogut Vendor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nis Turin e Dialogut Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka nisur Turin e Dialogut Vendor mes Qeverisë Qendrore dhe 61 bashkive të vendit, për të ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes qeverisjes vendore e qendrore.

Turi nisi me bashkinë e Kurbinit, për të vijuar më pas në Lezhë, Mirditë, Cërrik dhe Belsh.

“Jemi të vendosur në punën tonë për të targetuar në bazë të prioriteteve më aktuale lokale mbështetjen e qeverisë në drejtim të rritjes së mirëqenies dhe shërbimeve më cilësore ndaj komuniteteve e çdo qytetari” deklaroi Ministri.

Në ditën e parë të turit, Ministri Mazniku u shoqërua edhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Gjithashtu, Ministri ka shprehur edhe mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e kryetarëve të bashkisë dhe punën qe ata kanë kryer deri me tani në këto bashki.

Nëpërmjet këtij procesi, synohet një ndërveprim më interaktiv mes dy niveleve të ndryshme të pushtetit për çështjet kryesore që kanë të bëjnë me zhvillimin urban, ekonominë, infrasktrukturën, arsimin, shëndetësinë, çështjet sociale dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Previous Ministri Mete në aktivitetin e prezantimit të nisjes së fluturimeve të kompanisë Ryanair në Shqipëri