Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me UNICEF Shqipëri për Thirrjen e Tretë të projekt-propozimeve për organizatat rinore dhe për të rinjtë, të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me UNICEF Shqipëri për Thirrjen e Tretë të projekt-propozimeve për organizatat rinore dhe për të rinjtë, të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me z. Roberto de Benardi, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, për Thirrjen e Tretë të projekt-propozimeve për organizatat rinore dhe për të rinjtë, të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe të dy palët u angazhuan bashkërisht për mbështetjen e tyre.

Një vit më parë, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për Thirrjen e Dytë të projekt-propozimeve, nga ku UNICEF mbështeti projektin “Ç’do të bëhesh kur të rritesh” i drejtuar nga znj. Alda Kondakçiu, drejtoreshë ekzekutive e Partnerë për Fëmijët, që po zbatohet për 200 të rinj në katër bashki të vendit dhe ka si qëllim ndërtimin e një modeli efikas të këshillimit të karrierës në funksion të zhvillimit të kapacitetit të shkollës dhe aftësive të nxënësve të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale për të investuar në një karrierë të suksesshme.

Edhe këtë vit, në kuadër të këtij Memorandumi, UNICEF do të mbështesë një nga projektet fituese të Thirrjes së Tretë të projekt-propozimeve.

Previous Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në Forumin e BB për menaxhimin dhe transparencën e borxhit