Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Znj. Eljona Elmazi, Drejtoreshë Ekzekutive e World Vision Albania duke konkretizuar kështu bashkëpunimin e ngushtë 2-vjeçar me fokus rininë dhe fuqizimin e tyre në të gjitha aspektet e mirëqenies sociale.
Në vijim të bashkëpunimit midis dy institucioneve, me anë të Memorandumit të Bashkëpunimit do të mbështeten të rinj në të gjithë Shqipërinë për të ngritur rrënjë të forta shoqërie dhe ndërveprimi mes të rinjve.