Ministri Igli Hasani bashkëbisedim me gazetarët pas “Diplo 2024” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Igli Hasani bashkëbisedim me gazetarët pas “Diplo 2024”

Tiranë, 29 gusht 2024- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë bashkëbisedimit me gazetarë, në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve theksoi se qeveria shqiptare është gati për Konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

“Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, tha ai.

Ministri Hasani ritheksoi vëmendjen e shtuar të MEPJ për shqiptarët në rajon., përmes ngritjes së një drejtorie të re, e cila do të merret, angazhohet ekskluzivisht me gjithë shqiptarët që janë në rajon dhe me hartën dhe kompozimin e përfaqësive diplomatike nëpër botë.

Ai gjithashtu njoftoi hapjen e ambasadave të reja në Indi, Indonezi dhe Kenia për të forcuar përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Teksa dha detaje për samitet e ardhshme që pritet të mbahen në Tiranë, Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria ndodhet në një momentum, i cili duhet shfrytëzuar maksimalisht.

“Jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Kemi nisur identifikimin e ambienteve, fondeve dhe njerëzve që e bëjnë të mundur.  Kjo tregon se Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në gjithëpërpjekjen e organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot”.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe axhenda 2030 si dhe momenti i mirë i vendit në turizëm e ekonomi sipas Ministrit Hasani, kërkojnë që edhe angazhimi i përfaqësuesve tanë nëpër botë të jetë maksimal. Duke prezantuar para gazetarëve ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, Ministri tha që ky ligj do të energjizojë diplomacinë.

“Ne duhet të përdorim më të mirën e njerëzve që kemi në dispozicion, më të mirën e shqiptarëve dhe shqiptareve kudo ku janë, dhe për këtë ky është funksioni i këtij ligji dhe unë shpresoj shumë që t’i japim dhe një mundësi të artë një brezi të mirë, të ri diplomatësh dhe diplomatesh të cilët do ta shtyjnë vendin tonë përpara, me apo pa ne që jemi këtu në tavolinë në detyrat që jemi aktualisht”, theksoi Ministri Hasani.

Previous Ministri Vengu pret ambasadorët e Izraelit dhe Holandës për Çështjet Kibernetike