Ministri Malaj takohet me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA znj. Nancy VanHorn - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Malaj takohet me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA znj. Nancy VanHorn

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, priti në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Nancy VanHorn.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe ecurinë e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Palët theksuan partneritetin strategjik mes dy vendeve, i cili shënon një të ardhme premtuese për marrëdhëniet ekonomike në rritje mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Ministri Malaj shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe përparimit të Shqipërisë sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, mbështetje e cila kontribuon drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

Ministri i Financave tha se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e prezencës së investitorëve amerikanë dhe nxiti kompanitë amerikanë të investojnë në sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare, si energjia, turizmi, bujqësia, etj.

Nga ana e saj, znj. Nancy VanHorn shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe forcuar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare sa i përket projekteve strategjike dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.

Previous Kumbaro pret CEO-n e panairit të Berlinit/ Shqipëria gati për të qenë qendra e promovimit global të turizmit 2025