Ministri Manja: Bashkëpunojmë ngushtësisht me CPT dhe Avokatin e Popullit për përmirësimin e kushteve të trajtimit për të paraburgosurit dhe të dënuarit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Manja: Bashkëpunojmë ngushtësisht me CPT dhe Avokatin e Popullit për përmirësimin e kushteve të trajtimit për të paraburgosurit dhe të dënuarit

Ministri i Drejtësisë, z.Ulsi Manja, priti në një takim z. Alan Mitchell, president i Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT) dhe delegacionin shoqërues, në vazhdim të misionit të monitorimit të zhvilluar nga 4-15 maj 2023 dhe raportit të gjetjeve që iu prezantua qeverisë shqiptare më datë 24.11.2023. Takimi u zhvillua më datë 29.01.2024, në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjatë takimit, palët konfirmuan qëndrimin e përbashkët për raportin e monitorimit mbi kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve në Shqipëri për vitin 2023. Ministri vlerësoi rekomandimet dhe shprehu angazhimin e tij, si ministër i Drejtësisë dhe në emër të qeverisë shqiptare, për adresimin e plotë të tyre nëpërmjet një plani veprimi të detajuar qartësisht, me faza dhe masa konkrete. Ai theksoi disa prej masave konkrete si projekt-ligji për Amnistinë, hartimi i Kodit të ri Penal, investimet në infrastrukturë, dhe strategjinë për menaxhimin e sistemit penitenciar deri në vitin 2030.

Ministri Manja garantoi bashkëpunimin e ngushtë me CPT dhe Avokatin e Popullit për përmirësimin e kushteve të trajtimit, me fokus sigurinë, trajtimin social dhe kujdesin mjekësor për të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit, në veçanti ata me masa mjekësore.

Previous Investimi në Lekaj të Rrogozhinës, Manastirliu: Plani për infrastrukturën arsimore, përfundojnë 100 shkolla