Sot, në një takim zyrtar në Tiranë, Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Z. H. E. Waleed Mohammed Alsmani, u prit me nderim nga Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Z. Ulsi Manja. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Në këtë kontekst, është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Drejtësisë. Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë:
1. Përkrahjen për transformimin dixhital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit.
2. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara.
3. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi.
Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
Gjithashtu, parashikohet shkëmbimi i vizitave ndërmjet ekspertëve dhe specialistëve të drejtësisë nga të dy vendet, me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave të vlefshme në fushën e drejtësisë.
Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve shprehin falënderimet e tyre ndaj njëri-tjetrit për angazhimin dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite në fushën e drejtësisë.