Ministri Mete takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mete takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner, me të cilin bisedoi në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Ministri z. Mete dhe Ambasadori z. Bergner vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe ndanë të njëjtin qëndrim se ka hapësirë për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Ministri falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë Federale të Gjermanisë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim, Ministri vuri në dukje rolin e veçantë të Gjermanisë në Procesin e Berlinit.

Gjatë takimit, Ministri Mete shprehu vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm që Gjermania jep për Shqipërinë si donator i drejtpërdrejtë përmes granteve e kredive të buta, si edhe përmes programeve të asistencës teknike në sektorë si energjia, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, SME-të, mjedisi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm, arsimi dhe formimi profesional, etj.

Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, Ministri pohoi rëndësinë e organizimit të takimeve dhe forumeve më të shpeshta të biznesit, në mënyrë që kompanitë gjermane të njihen me mundësitë për investime që ofron Shqipëria, sektorët strategjikë dhe stimujt e ndryshëm.

Ministri Mete tha se Shqipëria mirëpret investitorët gjermanë të investojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ta konsiderojnë atë si pjesë të tregut të përbashkët rajonal, për të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke punuar dhe duke zbatuar një sërë masash gjithëpërfshirëse.

Nga ana e tij, Ambasadori i Gjermanisë vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe u shpreh se ka hapësira për forcim të mëtejshëm.

Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Shqipërinë. Prezenca e investimeve gjermane në vendin tonë ka patur një trend rritës në vitet e fundit, ku në qershor 2023 stoku i investimeve gjermane rezultoi në 353 milionë euro. Fluksi i investimeve direkte gjermane rezultoi në 91 milionë euro gjatë vitit 2022 dhe 25 milionë euro për periudhën janar – qershor 2023. Sipas të dhënave të QKB-së, aktualisht 375 biznese gjermane me status aktiv operojnë në Shqipëri.

Previous Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Lushnje, Manastirliu: Fokus investimi në shkolla dhe unifikimi i mjeteve didaktike