Ministri Mete takohet me Presidentin e Rajonit të Lombardisë, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mete takohet me Presidentin e Rajonit të Lombardisë, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit dhe investimet italiane në Shqipëri

Ministri i Financave, z. Ervin Mete, priti në një takim Presidentin e Rajonit të Lombardisë në Itali, z. Attilio Fontana, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, në veçanti me rajonin e Lombardisë, si edhe mundësinë për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.

Ministri Mete vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, si dhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm.

Ministri tha se Shqipëria ofron mundësi investimi në shumë sektorë si energji, infrastrukturë, agrikulturë dhe veçanërisht në turizëm, i cili pati një performancë shumë të mirë gjatë vitit të kaluar, duke u kthyer në një prej fushave më atraktive për investimet.

Gjithashtu, Ministri Mete shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin proaktiv të Italisë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian.

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Lombardisë shprehu interesin për të thelluar bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë, duke e konsideruar vendin tonë tërheqës për sipërmarrjet italiane për të zgjeruar aktivitetin e tyre ekonomik.

Referuar të dhënave, volumi total i tregtisë mes Italisë dhe Shqipërisë për vitin 2023 ishte 3.5 miliardë euro. Po për vitin 2023, Italia renditet në vend të katërt sa i përket stokut të investimeve të huaja në vendin tonë, me një trend rritës në vitet e fundit. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 5767 biznese italiane aktive, me kapital të përbashkët ose tërësisht italian.

Previous Ministrja Denaj me homolugun gjerman Ozdemir: Shkëmbim i eksperiencave për bujqësi të qëndrueshme