Ministri Mete takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. David Wisner - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mete takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. David Wisner

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z.  David Wisner, i cili shoqërohej nga Zv.Shefja në detyrë e misionit të SHBA dhe Drejtuese e Lartë e USAID-it në Shqipëri, zj. Mischere Kawas.

Në fokus të takimit ishin bisedimet për rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe japin për zbatimin e reformave në një sërë sektorësh dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit ndanë interesin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, Ministri Mete tha se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, në sektorë prioritarë të ekonomisë.

Gjatë takimit u vlerësua edhe mbështetja financiare që qeveria e SHBA-ve jep për vendin tonë përmes USAID, në fusha si energjia, infrastruktura e bujqësia, me kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Previous Financohen 90 projekte të kërkimit shkencor në universitete, Manastirliu: Orientim drejt nevojave të tregut