Ministri Mete takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. David Wisner - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mete takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. David Wisner

Ministri i Financave, z. Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner.

Në takim u diskutua mbi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për zbatimin e reformave të rëndësishme për vendin.

Mete u shpreh se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe si aleatë në NATO.

Në këtë drejtim, i Ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. Wisner shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, e cila në buxhetin e vitit 2024 për sektorin e mbrojtjes arriti për herë të parë 2% të GDP-së si angazhim ndaj NATO-s.

Gjithashtu, z. Wisner rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet një marrëveshje e re me Qeverinë Shqiptare për një sërë projektesh.

Previous Kryeministri Edi Rama në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR, Madrid”