Ministri Mete zhvillon takim me Ambasadoren e Zvicrës znj. Ruth Huber - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Mete zhvillon takim me Ambasadoren e Zvicrës znj. Ruth Huber

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, znj. Ruth Huber.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ku u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe potenciali për thellimin e mëtejshëm.

Ministri Mete falënderoi Ambasadoren znj. Huber për mbështetjen që Zvicra jep për Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, ku një vend të veçantë zë mbështetja për formimin profesional të të rinjve në vendin tonë.

Ministri shprehu interesin për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve e në këtë drejtim një rol të rëndësishëm zë nxitja e bashkëpunimit institucional sa i përket promovimit dhe tërheqjes së investimeve të huaja, si dhe në drejtim të nxitjes së eksporteve.

Ministri Mete bëri një prezantim të shkurtër të zhvillimeve më të fundit ekonomike në vendin tonë, ku theksoi se ekonomia e vendit po ecën në një trajektore pozitive. Në këtë drejtim, Ministri tha se Shqipëria mirëpret biznesin zviceran për të shtuar prezencën e tij, në sektorë prioritarë të ekonomisë, si turizmi, energjia, etj.

Nga ana e saj, Ambasadorja znj. Ruth Huber shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, si dhe për vijimin e një sërë projektesh që po zbatohen aktualisht me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës.

Zvicra është një ndër investitorët kryesorë të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Prezenca e stokut të investimeve zvicerane në vendin tonë është karakterizuar nga një trend rritës gjatë periudhës 2018 – 2022, duke arritur maksimumin në vitin 2022, përkatësisht në 1,876 milionë euro, me një rritje prej 7.4% krahasuar me vitin paraardhës. Në qershor 2023, stoku i investimeve shënoi vlerën 2,021 milionë euro, duke e renditur Zvicrën të parën për stokun e investimeve të huaja në vend. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 88 biznese zvicerane me status aktiv, në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Previous Lushnje, Transformimi urban vijon në arteriet kryesore të qytetit