Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishte i pranishëm në Samitin "Urban Transition Mission (UTM)", në Rihad - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishte i pranishëm në Samitin “Urban Transition Mission (UTM)”, në Rihad

Misioni i këtij Samiti është të mobilizojë vendimmarrësit në të gjitha nivelet e qeverisjes në dhënien e përparësisë për projekte dhe politika që janë miqësore me mjedisin e natyrën (climate-neutral) dhe (net zero), të mundësuara nga energjia e pastër në të gjithë sektorët dhe sidomos në qeverisjen vendore.

Samiti ka në fokus krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme për të ardhmen, e cila do t’i rezistojë ndryshimeve, duke eskploruar edhe lidhjen me transportin, energjinë dhe banesat.
Konkluzionet e këtij Samiti do të shëbejnë për shumë projekte pilot që do të testohen nga qytetet e UTM.

Për pjesëmarrjen e tij në Samit, Ministri Mazniku deklaroi se: “Kënaqësi të përfaqësoj Shqipërinë në samitin e “Urban Transition Mission (UTM)” të mbajtur në Rihad! Një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive. Sot, më shumë se kurrë, qytetet kanë shkathtësinë dhe fleksibilitin për të avancuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe në harmoni me natyrën.

Jemi të përkushtuar të vendosim ura lidhëse me platforma ndërkombtare si UTM, ku qytetet e Shqiperise mund te aplikojne per mbeshtetje, ekspertise si dhe financim.”

Për ministrin, samiti shërben edhe si një urë lidhëse për qytetet, të cilat do mund ta shfrytëzojnë për mbështetje e ekspertizë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe në harmoni me natyrën.

Previous Ministrja Denaj takim me sekretarin e përgjithshëm të CIHEAM, në vëmendje siguria ushqimore