Ministri Peleshi në Ministerialin e NATO-s: Shtojmë investimet për Mbrojtjen, brenda 2030 me produkte “Made in Albania” në tregun ndërkombëtar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Peleshi në Ministerialin e NATO-s: Shtojmë investimet për Mbrojtjen, brenda 2030 me produkte “Made in Albania” në tregun ndërkombëtar

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel. Gjatë këtij ministeriali u diskutuan çështjet më të mprehta të Sigurisë dhe Mbrojtjes në zonën euroatlantike, të cilat do të përbëjnë edhe bazën e bisedimeve të Samitit të Uashingtonit, i cili pritet të mbahet në muajin korrik.

Ministri Peleshi, në fjalën e tij nënvizoi se Shqipëria vijon të ketë një angazhim serioz financiar ndaj Aleancës duke zyrtarizuar kontributin me 2,03% të GDP. Një pjesë e mirë e këtij kontributi do të investohet për modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje.

Ministri Peleshi njohu homologët me ambicien e Shqipërisë për të zhvilluar Industrinë e Mbrojtjes dhe planet që brenda vitit 2030 të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u fokusua në situatën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të cilën e konsideroi të brishtë dhe jo të qëndrueshme. Sipas ministrit Peleshi, Kuvendi Gjithëserb i mbajtur në Beograd disa ditë më parë, është shqetësues për narrativën lidhur me pretendimet territoriale të ngritur prej tij, si dhe gjuhën e përdorur ndaj aleatëve perëndimorë.

Ministri i Mbrojtjes ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, si dhe kërkoi ekuilibër dhe trajtim realist të fakteve mbi dinamikat e Sigurisë dhe zhvillimet e Mbrojtjes në Kosovë.

Në këtë ministerial sekretari i Përgjithshëm i NATO Stoltenberg theksoi rëndësinë e miratimit të Axhendës së Mbrojtjes dhe Shkurajimit të Samitit të Uashingtonit si edhe ftoi ministrat e Mbrojtjes të pranojnë Paketën e Asistencës dhe Trajnimit për Ukrainën.

Previous KUFIZIMET/Akset rrugore kombëtare ku do të ketë masa lehtësuese për qarkullimin e mjeteve