Ministri Peleshi pret të rinjtë që përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar në NASA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Peleshi pret të rinjtë që përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar në NASA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti një grup të rinjsh të talentuar, pjesë e grupit “Chiron11”, të cilët u përzgjodhën dhe u nominuan për çmim në konkursin ndërkomëtar, ndërmjet 58.000 konkurentëve nga e gjithë bota, nga juria e NASA International Space Apps Challenge. Të rintë e talentuar përfaqësuan Shqipërinë.

Gjatë bisedës me të rinjtë, ministri Peleshi vuri theksin te ngritja e Qendrës së Inovacionit në Ministrinë e Mbrojtjes. “Ne duam ta bëjmë një qendër të aksesueshme për të gjithë, në mënyrë që çdo maturant, çdo student apo operator, t’a ketë të lehtë të punojë dhe të ndërveprojë”.

Z. Peleshi tha se është shumë optimist për brezin e ri, duke shprehur edhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e inovacionit. “Pjesa më e madhe e inovacioneve ka filluar nga mbrojtja, nga rënia e internetit, ka shumë probleme dhe sfida. Ne importojmë shumë sisteme teknologjike në fushën tonë. Pse të mos i prodhojmë këtu? Kemi shqiptarë të aftë. Mund të prodhojmë me të rinjtë tanë të talentuar dhe më pas zhvillojmë sektorë të rinj”, – u shpreh ndër të tjera ministri Peleshi.

NASA International Space Apps Challenge është një maratonë teknologjike e iniciuar nga NASA. Ky event është shpallur më 2011 me mbështetjen e plotë dhe të qeverisë amerikane, por u zhvillua për herë të parë në 2012. Shqipëria është pjesë e saj tashmë prej 10 vitesh.

Grupi “Chiron11″ i ka dhënë zgjidhje sfidës: ” Vizualizimi i një misioni hapësinor duke përdorur realitetin virtual“.
Ëndrra e këtyre të rinjve është të dërgojmë një sondë në një planet larg, të quajtur Proxima Centauri B, që mund të jetë një vend, ku njerëzit mund të jetojnë në të ardhmen.

Previous Buxheti 2024/ Ministri Mazniku : +10,4% më shumë mbështetje për pushtetin vendor