Ministri Pirro Vengu pret homologun kosovar Ejup Maqedonci: Kosova, një nga prioritetet kombëtare të Shqipërisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Pirro Vengu pret homologun kosovar Ejup Maqedonci: Kosova, një nga prioritetet kombëtare të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu priti në një takim ministrin e Mbrojtjes së Kosovës z. Ejup Maqedonci dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri Vengu i uroi mirëseardhjen homologut të tij, ndërsa e cilësoi Kosovën një nga prioritetet kryesore kombëtare të Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit, ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu theksoi se, institucioni që drejton është tejet i angazhuar në përpjekjet për përfshirjen dhe anëtarësimin e Kosovës në iniciativa rajonale e ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe një prej nismave të rëndësishme siç është ajo e Kartës së Adriatikut A5, që këtë vit zhvillohet në Shqipëri.

“Shqipëria mbështet aktivisht aspiratat e Kosovës për integrim euroatlantik. Ajo është aktive brenda NATO-s në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën Atlantike”, – është shprehur ministri Vengu.

Ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vlerësoi se dialogu Kosovë – Serbi, nën koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA dhe BE duhet të ketë si rezultat përfundimtar një marrëveshje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ministri i Mbrojtjes vlerësoi bashkëpunimin intensiv në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve dhe veçanërisht mes Forcave të Armatosura të RSH dhe FSK. Sipas ministrit Vengu, janë realizuar shumë aktivitete në kuadër të planit të bashkëpunimit vjetor, duke theksuar këtu bashkëpunimin konkret në ofrimin e kurseve, trajnimeve të organizuara kryesisht nga Forca Tokësore dhe Forca Ajrore, por edhe duke ofruar ekspertizën për zhvillimin e mëtejshëm të Forcave Speciale, në trajnimet për “teknik helikopteri” si dhe kryerjen fluturimeve rifreskuese të pilotëve te FSK-së.
Një tjetër pikë e bashkëpunimit mes dy Ministrive të Mbrojtjes është edhe ai në fushën e arsimit. Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu u shpreh se për këtë vit Akademia e Forcave të Armatosura ka ofruar 10 kuota për sistemin arsimor bachelor, për studentët dhe oficerët nga Kosova. Sipas ministrit Vengu qëllimi është që, ato të shtohen, ndërsa theksoi se bursa janë ofruar edhe për kurset institucionale në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ministrat e Mbrojtjes së dy vendeve ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushat e çminimit të brezit kufitar ndërmjet dy vendeve për të krijuar një mjedis të sigurt për popullsinë lokale, krijimin e kapaciteteve të përbashktëta të Mbrojtjes Civile për t’iu përgjigjur emergjencave, kryesisht për bashkitë kufitare në të dyja anët e kufirit, si dhe dhënien e asistencës së nevojshme për konsolidimin e mëtejshëm të qendrës rajonale për emergjencat civile.

Previous Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, një mundësi ndërveprimi për të rinjtë me administratën publike