Ministri Vengu në Komandën e Forcës Tokësore: Vëmendja ndaj personelit ushtarak në qendër të planeve të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Vengu në Komandën e Forcës Tokësore: Vëmendja ndaj personelit ushtarak në qendër të planeve të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar nga SHSHPFA gjeneralmajor Arben Kingji, vizitoi Komandën e Forcës Tokësore në Zall – Herr.

“Forca jonë Tokësore ka qenë në pararojë të transformimeve modernizuese që prej anëtarësimit në NATO dhe mban sot peshën kryesore të kontributeve tona në sigurinë kolektive dhe në misionet jashtë vendit”, – theksoi Vengu në fjalën e tij përshëndetëse para shtabit dhe efektivëve.

Kjo peshë specifike e Forcës Tokësore reflektohet dhe në angazhimin e saj në mbështetje të operacioneve të Mbrojtjes Civile dhe adresimit të fatkeqësive natyrore me 4500 efektivë pjesëmarrës në operacione të ndryshme në mbarë vendin, që prej fillimit të vitit 2024.

Ministri u ndal tek rëndësia e ofrimit të një mbështetjeje të gjithanshme për personelin tonë ushtarak: “Nuk mund të kemi programe modernizimi dhe rritje kapacitetesh të sukseshme pa vendosur në qendër të veprimtarisë sonë personelin tonë ushtarak. Kjo përbën një përparësi të qeverisë Rama, për një personel ushtarak të mirëtrajnuar, të mirëpajisur dhe të mirëpaguar”. Me rastin e prezantimit të ecurisë së proceseve të rekrutimit, ministri nënvizoi se rritja e interesit për rekurtimet afërsisht 50% më shumë se viti i kaluar dhe rekordi i aplikimeve të këtij viti për Akademinë e Forcave të Armatosura me 1114 aplikues për 70 kuota studimi është një sinjal pozitiv, që tregon se Forcat e Armatosura janë një pol tërheqës për gjeneratat e reja, në të gjithë gamën e profesioneve dhe karrierës prestigjioze që ofrojnë Forcat e Armatosura. “Ky sinjal duhet mbështetur duke ofruar më shumë meritokraci, mundësi zhvillimi profesional dhe më shumë siguri ekonomike për familjet e efektivëve tanë”, – u shpreh Vengu.

Në kuadër të takimit njohës me Shtabin e Forcës Tokësore, ministri Vengu i uroi gjithashtu suksese në detyrën e re zëvendëskomandantit të sapoemëruar të Forcës Tokësore, gjeneral brigade Altin Kurti.

Previous Përmbledhje e Performancës Paraprake të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për periudhën 7-mujore 2024