Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vlerësojë mundësinë e zbatimit të një projekti pilot për mësimin e gjuhës spanjolle - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vlerësojë mundësinë e zbatimit të një projekti pilot për mësimin e gjuhës spanjolle

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim Drejtorin e Institutit Servantes në Romë, Z. Ignacio Peyro dhe Ambasadorin e Spanjës në Tiranë Z. Alvaro Renedo Zalba, ku në fokus ishte vlerësimi i  mundësisë së zbatimit të një projekti pilot për mësimin e gjuhës spanjolle në shkollë të mesme.

Kjo mundësi gjen zbatim në politikat e shumëgjuhësisë së arsimit shqiptar dhe institucioneve evropiane, por mbështet edhe preferencën e shumë studentëve që zgjedhin Spanjën si një nga vendet më të preferuara në kuadër të programit Erasmus.

Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit ishte edhe hapja e një zyre për Institutin “Servantes” në Tiranë, për të cilën ambasadori spanjoll dhe drejtori i Institutit Servantes  e vlerësuan si të rëndësishme për shtrirjen e gjuhës dhe kulturës spanjolle.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni dhe atë të gjuhës spanjolle, Ministrja Kushi u shpreh se do të shihet mundësia e bashkëpunimit me institucionet arsimore që mund ta ofrojnë realizimin e kësaj kërkese.

Një tjetër pikë e këtij takimi ishte edhe realizimi i provimeve ndërkombëtare për gjuhën spanjolle. Edhe për këtë znj. Ministre shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e hartimit të një marrëveshjeje për këtë bashkëpunim me Institutin Servantes. Ky provim është njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe aktualisht realizohet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës.

Previous Ministrja Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike