Ministria e Brendshme, Banka e Shqipërisë dhe Prokuroria firmosin marrëveshjen për luftën ndaj falsifikimit të monedhave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministria e Brendshme, Banka e Shqipërisë dhe Prokuroria firmosin marrëveshjen për luftën ndaj falsifikimit të monedhave

Ministria e Brendshme, Banka e Shqipërisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë firmosur marrëveshjen që formalizon e lehtëson bashkëpunimin ndërmjet tyre, në kuadër të luftës ndaj falsifikimit të monedhave. Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Guvernatori Gent Sejko dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Policia e Shtetit në bazë të kësaj marrëveshjeje ngre një strukturë të posaçme, për bashkërendimin e punëve dhe menaxhimin e informacionit në parandalimin e goditjen e falsifikimit të monedhave, në nivel ndërinstitucional. Në bazë të saj, koordinohen veprimet ndërmjet institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale në fushën e falsifikimit të monedhave.

Ministri Çuçi: Besoj se Guvernatori ishte shterrues në përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje që ne nënshkruajmë sot. Unë doja vetëm të ndaja disa konsiderata, që lidhen me arsyet që pse duhet një marrëveshje e posaçme, kur, siç dihet, në bazë të Kodit Penal, falsifikimi i monedhave/kartëmonedhave përbën vepër penale dhe është rregulluar me procedurë penale, në Kodin Penal, pra çdo gjë është rregulluar dhe çdo institucion ka detyrim që të ndjekë këto procedura.

Por unë mendoj që jo vetëm se kjo marrëveshje vjen si një detyrim që kemi ndaj, edhe partnerëve ndërkombëtarë, e këtu kryesisht dua të përmend BE-në, që ka edhe një vëmendje të posaçme duke e trajtuar këtë në kapitullin 24 dhe 32 të marrëveshjes që kemi filluar negociatat me BE-në, por, ashtu sikundër edhe para pak muajsh me Prokurorin e Përgjithshëm nënshkruam një marrëveshje gati të ngjashme me këtë, me Ministrin e Kulturës për krimet që kanë të bëjnë me trafikimin dhe vjedhjen e veprave artistike  që përbëjnë pasuri kombëtare, unë mendoj që këto marrëveshje krijojnë një terren shumë efikas për të luftuar këto vepra krimi.

Besoj se duke u lidhur në marrëveshje të tilla midis agjencive të ndryshme, midis institucioneve të ndryshme, duke filluar nga Prokuroria që është organi kompetent për ndjekjen penale, Policia e Shtetit që, në njëfarë mënyre ushtron të gjithë veprimtarinë hetimore dhe Bankën e Shqipërisë që mbart të gjithë ekspertizën, unë mendoj që ne krijojmë një terren dhe në këtë mënyrë bëhet shumë më efikase lufta ndaj kësaj figure vepre penale, e cila ka një rëndësi të posaçme, sepse nuk lidhet drejtpërdrejt me dëmin që pëson personi që mund të jetë viktimë apo që mund të tentojë të viktimizojë dikë nëpërmjet ofrimit të parasë apo nëpërmjet veprimeve për falsifikimin e parasë, pra monedhës/kartëmonedhës, çfarëdo qoftë ajo, por, ndikon edhe në një lloj destabiliteti makro-ekonomik dhe për këtë arsye duhet që ne jo vetëm t’i godasim, por edhe t’i dokumentojmë sa më saktë. Për këtë qëllim, në marrëveshje ne kemi vendosur edhe prioritetin që duhet të informojmë njëri-tjetrin në lidhje me sasinë, vendin, personat që kryejnë këto krimet etj.

Besoj se janë të domosdoshme këto lloj marrëveshjesh dhe Policia e Shtetit pa diskutim e ka ndier dobinë e këtyre lloj marrëveshjesh, edhe në rastin e marrëveshjeve të tjera, e në mënyrë të posaçme për falsifikimin dhe luftën ndaj falsifikimit të monedhave, në Policinë e Shtetit ne tashmë e kemi krijuar atë strukturë të posaçme, që edhe në marrëveshje vlen si një lloj angazhim i joni, por edhe siç e thashë dhe me BE një lloj detyrimi që kemi.  Sot në Policinë e Shtetit është krijuar Zyra Qendrore Kundër Falsifikimit të Monedhave, që do të merret vetëm me këtë figurë të veprës penale, duke e konsideruar si një figurë të posaçme.

Unë besoj se do kemi përveç se rezultateve më të mira, si rezultat i këtij bashkëpunimi më të ngushtë, por do ndihmojmë shumë sidomos në dokumentimin siç thashë qoftë të sasive të sekuestruara apo të konfiskuara të këtyre monedhave të falsifikuara, dhe në një lloj baze të dhënash me personat, me makineritë që përdoren e kështu me radhë. Se të gjitha kanë një rëndësi të veçantë, pastaj edhe në kuadër më të gjerë, pra përtej kuadrit kombëtar, edhe kuadrit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kështu që besoj se është një ditë e mirë sot në lidhje me luftën ndaj kësaj natyre krimi, siç është falsifikimi i monedhave, dhe mendoj që menjëherë marrëveshja do hyjë në zbatim dhe do ketë rezultate të mira. Faleminderit edhe Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Guvernatorit që bënë të mundur nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, që do ndihmojë punën e çdo njërit prej institucioneve tona.

I pyetur lidhur me nismën ligjore për amnistinë fiskale, ministri tha:

Jo vetëm i kemi marrë dhe po i marrim në konsideratë të gjitha vërejtjet që ne shohim se janë të vlefshme për ta përmirësuar draftin për (Aministinë fiskale), por mund t’ju them dhe një informacion që ndoshta nuk e keni, se ne këtë ligj po e punojmë ngushtësisht me ekspertë europianë. Jo vetëm marrim opinionet e tyre, marrim vërejtje, konsultohemi, por grupi i punës që punon përditë, është bërë me ekspertizë të paguar nga vendet e BE. Pa diskutim që jemi në sinkron me partnerët tanë në lidhje me këtë ligj, dhe siç e tha dhe Guvernatori, ai është një instrument ligjor që më së shumti shkon për të formalizuar ekonominë dhe shumë i dobishëm për Shqipërinë.

Previous Davos, Perspektiva e Sigurisë Kibernetike Globale 2023 – bashkëpunimi mes vendeve në përgjigje të kërcënimeve kibernetike