Ministrja Balluku merr pjesë në Forumin Energjetik për Ballkanin Perëndimor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Balluku merr pjesë në Forumin Energjetik për Ballkanin Perëndimor

Prononcimi i përbashkët për mediat i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi

Zv.Kryeministrja Balluku:

Me një ftesë të veçantë të kolegut tim, Fatmir Bytyqi mora pjesë sot në një konferencë për energjinë, këtu në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, ku për të thënë të drejtën kurrë nuk duhet humbur rasti për t’u ulur me kolegët, për të diskutuar për të gjithë sfidat që Ballkani Perëndimor ka përsa i përket energjisë, që janë shumë të ngjashme me sfidat që Europa sot përballet, duke nisur nga siguria energjetike edhe duke vazhduar me efiçencën e energjisë, por padyshim edhe me bashkëpunimin rajonal që është më i rëndësishmi për ne.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nisur prej kohësh të bashkëpunojnë sidomos përsa i përket projektit të ri, i cili është projekti i portit të Vlorës, ku parashikohet një gazifikim i lundrueshëm, i cili do të ketë edhe zhvillime të tjera, si distribucioni i gazit të lëngshëm në vende të tjera të rajonit, ashtu edhe prodhimi i energjisë elektrike përmes molekulave që do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë të falënderoj shumë për mundësinë e dhënë sot.

Zv.Kryeministri Bytyqi:

Ju faleminderit ju për pjesëmarrjen. E di që akoma nuk kemi bërë shumë punë me Korridorin VIII, shpresoj shumë shpejt do kemi rrugë të mira dhe lëvizje shumë më të shpejt, por mendoj se tema e energjetikës është një temë në të cilën duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë, si të vazhdojmë të bashkëpunojmë në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore edhe hekurudhore sepse e ardhmja, siç e thashë, duhet të bazohet në bashkëpunimin e ndërsjelltë të shteteve të rajonit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumëçka për të ndarë së bashku.

Zv.Kryeministrja Balluku

Kjo është shumë e vërtetë. Unë do të thoja që bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model, që për të thënë të drejtën ne shpeshherë e promovojmë këtë dhe në vendet e tjera të rajonit, duke thënë që shikoni frytet e bashkëpunimit që ne kemi me Maqedoninë e Veriut dhe siç ti përmende Korridori i VIII, pavarësisht se nuk kemi marrë mbështetje nga Bashkimi Europian që të dyja palët prisnim, me fuqitë tona ne e kemi nisur, edhe ju e keni vënë gurin e parë të themelit, edhe ne po punojmë në lotin e parë për t’u takuar në pikën e re kufitare që dy skuadrat, dy ekipet e krijuara nga dy qeveritë, ajo shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, janë duke punuar ngushtësisht për të pasur sa më shpejt një plan të përbashkët se ku do të takohemi me Korridorin e VIII.

Zv.Kryeministri Bytyqi

Mendoj që jemi rast më i mirë për të treguar se shembujt pozitiv duhen ndjekur. Ndonjëherë edhe Bashkimi Europian nuk mund të identifikon dhe të ndjekë aq shpejt saç ne mund ti bëjmë gjërat. Por mendoj se edhe rasti i Ballkanit të hapur me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe fuqisë punëtore është një rast unik që duhet ta ndjekin të gjithë, posaçërisht në kohën kur po shohim se kemi një migrim të shtuar të popullatës prej Ballkanit Perëndimor për në Europë. Mendoj që ne duhet të bëjmë gjithçka që të tregojmë se mund të kemi zhvillim të mjaftueshëm ekonomik në vendet tona dhe jetë të mirë në vendin tonë.

Previous Tjetër skaner i ri tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Përmirësojmë kohën dhe cilësinë e shërbimit në urgjencë