Ministrja Balluku merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Balluku merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga New York, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm:

 

Sot, në New York, në selinë e Kombeve të Bashkuara, u zhvillua takimi i nivelit të lartë politik përsa i përket objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Një takim, i cili parapërgatit atë që do të ndodhë në Samitin e shtatorit, ku të gjitha vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes, i cili do të shërbejë për të ardhmen dhe për të arritur të gjitha targetet e vendosura në axhendën e vitit 2030.

Shqipëria, Qeveria Shqiptare dhe parlamenti shqiptar kanë kohë që angazhohen për këtë axhendë dhe ne jemi të sigurtë që do të arrijmë shumë prej këtyre trageteve, siç është rasti i targetit të energjisë së rivovueshme. Gjatë vitit të kaluar ne kemi përdorur 42% energji të rinovueshme në shkallë vendi dhe targeti i vitit 2030 është 45%, duke e bërë kështu Shqipërinë shumë afër këtij targeti që sot.

Prandaj, ne kemi vendosur që targeti për Shqipërinë në axhendën 2030 të jetë targeti 54.4%, duke e bërë vendin tonë si një nga shembujt më të mirë për t’u marrë, jo vetëm për Ballkanin, por edhe Europën.

Previous Masat për përballimin e të nxehtit, Manastirliu nga Shkodra: Shtohen 9 njësi të lëvizshme në qendrat e qyteteve për asistencë mjekësore, 18 njësi në zonat turistike