Ministrja Balluku prezanton Operatorin e Ujit, me objektiv ndarjen e plotë të shërbimeve deri në 2027 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Balluku prezanton Operatorin e Ujit, me objektiv ndarjen e plotë të shërbimeve deri në 2027

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se deri më 1 janar 2027 sektori i ujësjellës-kanalizimeve do të ketë një ndarje të qartë mes prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimit me ujë, duke ndjekur modelin e reformës së suksesshme në sektorin e energjisë elektrike.

Në kuadër të fazës së dytë të reformës, do të krijohet Operatori Kombëtar i Prodhimit të Ujit, i cili do të menaxhojë burimet ujore të vendit dhe do të synojë përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve si dhe konsolidimin financiar të sektorit.

Faza e parë e reformës së ujit, e nisur në vitin 2021 me agregimin e shoqërive, është përmbyllur me rezultate konkrete. Ministrja deklaroi se procesi hyn tani në një etapë të re, ku funksionet do të ndahen në disa faza. Fillimisht parashikohet ndarja mes prodhimit dhe shpërndarjes, ndërsa nga 1 janari 2027 do të nisë faza e tretë me krijimin e kompanive të veçanta për shpërndarje dhe furnizim, sipas modelit të zbatuar në sektorin energjetik me OSSH-në dhe FSHU-në.

Balluku solli si shembull transformimin e sektorit të energjisë, i cili në vitin 2013 përballej me humbje deri në 50%, por pas reformave të viteve 2015 dhe 2019 u kthye në një sistem me skemë të qartë funksionimi dhe shërbim më cilësor për qytetarët.

Previous Reforma në sektorin e ujit, nis faza e dytë, Kryeministri Rama: Prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar