Ministrja Balluku prezanton projektbuxhetin e vitit 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Balluku prezanton projektbuxhetin e vitit 2024

Fjala e ministres Belinda Balluku gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2024 në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese:

Përshëndetje të gjithëve!

Do nisim menjëherë, nuk dua t’ju marrë kohë. Faleminderit për këtë seancë sot, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ashtu siç dhe ju jeni në dijeni ka një sërë programesh buxhetore, të cilat mbajnë një peshë të rëndësishme përsa i përket zhvillimit ekonomik të vendit. Sigurisht ky ka qenë një buxhet i vështirë për tu detajuar dhe për tu dizenjuar, pasi peshën kryesore siç jeni të gjithë në dijeni e ka pasur rritjet e pagave që do të ndodhin në muajin Prill dhe kanë qenë prioritet për Qeverinë Shqiptare, duke na vënë të gjithë para përgjegjësisë për të qenë sa më efikas për vazhdimin e projekteve, me hapjen e projekteve të reja, por sigurisht duke menduar të gjithë ato shpenzime korrente të cilat do të shtohen në Buxhetin e vitit 2024 për shkak të rritjes së pagave, indeksimit të pensioneve dhe gjithçka tjetër.

Po nis menjëherë me pjesën e Buxhetit të vitit 2024 i cili i është akorduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Një buxhet i cili në total shkon në vlerën 52.87 miliard lekë, nga të cilat shpenzime korrente janë në vlerën mbi 5.67 miliard lekë, ndërkohë që shpenzime kapitale janë në vlerën 47.2 miliard lekë. Shpenzimet kapitale përbëhen nga financimi i brendshëm në vlerën 27.66 miliard lekë dhe nga financim i huaj në vlerën 19.54 miliard lekë. Në projektligjin për buxhetin 2023, MIE ka një ulje të tavaneve buxhetore në total 366.3 milion lekë ose 0.69%, krahasuar me tavanet buxhetore të ligjit të buxhetit të vitit 2023. Kjo ulje e tavaneve buxhetore konsiston në rritje të tavanit për shpenzimet korrente, që ka të bëjë me pagat kryesisht, në vlerën 519.4 milion lekë, ulje të tavanit për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm me 1.51 miliard lekë, rritje të tavanit për shpenzimet kapitale me financim të huaj në 631.3 milion lekë.

Duhet thënë që programet që ne na shërbejnë për të përmbushur detyrimet e fushave tona të përgjegjësisë, për vitin buxhetor 2024 janë 11, nga ku shpërndarja e fondeve rezulton si më poshtë:

Transporti Rrugor – 23.18 miliard lekë;

Transporti Detar – 8.8 miliard lekë;

Transporti Hekurudhor – 4.27 miliard lekë;

Transporti Ajror – 27 milion lekë;

Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime – 11.54 miliard lekë;

Mbështetje për Energjinë – 3.2 miliard lekë;

Mbështetje për Burimet Natyrore – 390 milion lekë;

Mbështetje për Industrinë – 413.6 milion lekë;

Planifikimi Urban – 196.2 milion lekë;

Mbështetje për Rrjetet e Telekomunikacionit – 120 milion lekë;

Planifikim, Menaxhim, Administrimi – 553.9 milion lekë

Duke klikuar këtu mund të lexoni fjalën e plotë

Previous Komisioni për Politikën e Jashtme, Ministri Hasani prezanton projekbuxhetin e MEPJ për vitin 2024