Ministrja Balluku vizitë zyrtare në Izrael - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Balluku vizitë zyrtare në Izrael

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës zyrtare në Izrael:

Gjatë vizitës zyrtare në Jeruzalem dhe takimin me ministrin e Jashtëm, Cohen diskutuam një sërë çështjesh të rëndësishme për dy vendet tona të cilat janë të lidhura gjatë në histori. Diskutuam për marrëveshjen ndërqeveritare që planifikojmë të nënshkruajmë në të ardhmen ku do të përfshihet i gjithë bashkëpunimi që ne kemi me njëri tjetrin. Gjithashtu diskutuam për mbështetjen që Izraeli ka vendosur ti japë Shqipërisë për ‘cyber security’, një nga çështjet më të rëndësishme që doli në sipërfaqe gjatë vitit 2022.

Duke pasur partner të rëndësishëm, partner të cilët kanë eksperiencë në këtë fushë për ne do të jetë shumë më e lehtë që të përballohet dhe kjo sfidë. Por nuk lamë pas dore pa diskutuar dhe çështjet e tregtisë. Shqipëria dhe Izraeli kanë të gjitha mundësitë për të zhvilluar në të ardhmen një treg akoma më të rëndësishëm mes dy vendeve për eksportet dhe për importet. Por, gjithashtu çfarë është e rëndësishme është diskutimi midis Izraelit dhe Shqipërisë për të pasur një linjë direkte e cila do të ndihmojë me zhvillimin turistik dhe shkëmbimin midis dy vendeve.

Gjatë ditës do të kemi edhe takime të tjera të rëndësishëm me ministra të sektorëve të ndryshëm.

Previous THIRRJE PËR PROJEKT – PROPOZIM 2023