Ministrja Denaj: Mbështetje financiare për blegtorët, përmes Skemës Kombëtare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Denaj: Mbështetje financiare për blegtorët, përmes Skemës Kombëtare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Blegtorisë. Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua me kryetaren Valbona Ylli dhe përfaqësuesit e shoqatës për rritjen e asistencës dhe ekspertizës zooteknike për blegtorët.

Ministrja theksoi se prioritet është bashkimi i fermave të vogla, në krijimin e fermave me shumë krerë të cilat garantojnë fitim dhe cilësi më të lartë. “Përmes politikave të qeverisë shqiptare, do të vijojmë mbështetjen financiare të blegtorëve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes”, u shpreh ministrja Denaj.

Këtë vit qeveria ka bërë një ndryshim, duke përfshirë në mbështetje financiare të gjithë blegtorët aplikantë në Skemën Kombëtare 2023.

Në Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2023 qeveria ka alokuar një fond shtesë prej 1.8 miliardë lekësh për të mbështetur të gjithë aplikuesve në skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësië 2023, interesi më i lartë fermerëve ka qenë për masën e blegtorisë me rreth 62 % të aplikimeve (matrikullim gjedh dhe matrikullim dele/dhi).

Nga viti në vit qeveria po rrit mbështetjen financiare për blegtorët. Këtë vit kanë aplikuar vetëm për skemën e lopëve rreth 3500 fermerë dhe për të imtat 5200 fermerë. Gjithsej kanë aplikuar 8700 blegtore të cilët janë fitues nga 6200 vitin e kaluar. Teksa MBZHR vijon te aplikojë vaksinimin falas në blegtori dhe parashikon 511 mijë vaksinime dhe testime të të imtave dhe gjedhit për këtë vit.

Vitin e kaluar, financimet nga skema kombëtare ishin 1,5 miliardë lekë nga rreth 1 miliard lekë në vitin 2021. Rreth 6,211 blegtorë, përfituan nga skema e mbështetjes, për vitin 2022, kundrejt 4 316 blegtorëve që përfituan në vitin 2021.
Skema Kombëtare, që aplikohet nga AZHBR, mbështet fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 kr

Previous Laboratorët e teknologjisë, Manastirliu me Presidentin e Kroacisë në shkollën 9-vjeçare në Kamëz: Investimi në arsim, mision fisnik për gjeneratat e ardhshme