Ministrja Denaj me ministrat e Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor: Përfitime të ndërsjella në treg të përbashkët - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Denaj me ministrat e Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor: Përfitime të ndërsjella në treg të përbashkët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj po merr pjesë në takimin e 17-të vjetor të punës së ministrave të Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor, organizuar në datat 6-8 nëntor, në Jahorinë, të Bosnjë-Hecergovinës.

Denaj informoi se në këtë takim, së bashku me homologët diskutuan për të ardhmen e bujqësisë së rajonit.
“Fokus kryesor i takimit ishte angazhimi drejt një bujqësie më të liberalizuar, me më shumë përfitime të ndërsjella dhe komplementare në një treg të përbashkët dhe jo si konkurrentë”, u shpreh Denaj.

Ministrja vuri në dukje se, bashkë me homologët parashtruan se rruga e vetme e përbashkët është ajo e përparimit të “Green Agenda”, nëpërmjet Procesit të Berlinit, për t’i dhënë zgjidhje sfidave të ndryshimeve klimatike.

“Theksuam se rruga e vetme e përbashkët është ajo e përparimit të “Green Agenda”, nëpërmjet Procesit të Berlinit, për t’i dhënë zgjidhje sfidave të ndryshimeve klimatike, dinamikat e tregjeve dhe impaktin e lëvizjeve demografike, me të cilat po përballet bujqësia në vendet tona, por edhe në botë”, tha Denaj.

Gjatë vitit 2022 Shqipëria ka shënuar rezultate pozitive në rritjen e volumeve tregtare bujqësore në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo falë angazhimit të qeverisë për intensifikimin e marrëdhënieve mes Ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor pjesë e Grupit të Përhershëm të Punës (SWG) për Zhvillim Rajonal në Vendet e Evropës Juglindore.

Ky grup ka marrë vëmendje të veçantë nga partnerët gjermanë dhe Komisioni Evropian të cilët ndërveprojnë me Shqipërinë në mënyrë konstruktive për të shtyrë përpara axhendën e integrimit në BE në bujqësi.

Previous Prezantohet projektbuxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2024