Gjatë takimit me Ministrin e Tregtisë së Turqisë z.Mehmet Muş, në pikën doganore të Kapıkules në Edirne vlerësuam partneritetin reciprok, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik,i cili mbetet një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.
Një fokus i vecantë në takim iu dha ndërveprimit midis administratave doganore, të cilat po forcojnë bashkëpunimin, me qëllim lehtësimin e tregtisë, shkëmbimin e informacionit dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është digjitalizimi i Doganave Shqiptare.
Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve tregon për potencialin që dy vendet tona kanë për zhvillimin e mëtejshëm edhe në të ardhmen.