Ministrja e Jashtme e Kanadasë vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim zyrtar ministren e Jashme kanadeze, znj. Mélanie Joly. Takimi ishte i një rëndësie të veçantë pasi si dy vendeve anëtare të Nato-s, të dy ministrat diskutuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit dhe rolin e kontributin e veçantë të Kanadasë në Ballkanin Perëndimor.

Ministri shprehu mirënjohjen e tij për gjithë mbështjetjen që Kanadaja i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, por mbi të gjitha për mbështetjen e jashtëzakonshme që kontingjenti kanadez, i cili kryeson misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, i jep togës EOD shqiptare të dislokuar në Kamp Adazi të Letonisë.

Nga ana e saj, ministrja e Jashme e Kanadasë, znj. Mélanie Joly, falënderoi për mikpritjen ministrin Peleshi dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të Aleancës.

Ministrja Joly u ndal në rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot e gjithë bota si për nevojën për të shtuar mbështetjen ndaj vendeve demokratike që përballen ose mund të përballen me ndërhyrje apo fushatat e dizinformimit nga ana e Rusisë.

Ministrat rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të vijuar kontributin në sigurinë ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe forcimin e lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

 

Previous Nis shpërndarja e teksteve shkollore/ Ministrja Kushi: Përfitues të librave falas 242 mijë nxënës