Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu: “Koço Gliozheni” tashmë në fazën përfundimtare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu: “Koço Gliozheni” tashmë në fazën përfundimtare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi një Vizitë në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku së bashku me stafin drejtues të spitalit Inspektoi punimet në shërbimin e Obstetrikës, bllokun e lindjeve dhe atë operator. Znj. Koçiu gjithashtu zhvilloi një diskutim me gjithë ekipin e mjekëve të këtij spitali.

Ky investim tashmë ka mbërritur në fazën përfundimtare rikonstruksioni i ambienteve të spitalit që përfshijnë tjetërsimin e Qendrës së Shëndetit të Gruas, shërbimin pritës dhe atë akomodues për të gjitha urgjencat mjekësore.

Ky investim ka ndikuar rikonstruksionin e plotë të bllokut të Obstetrikës, në dyfishimin e sipërfaqes totale të bllokut operator, si dhe janë shtuar edhe 2 salla të reja, ku përfshihen edhe pajisjet e reja, të domosdoshme për një shërbim sa më cilësor ndaj nënës dhe fëmijës.

Ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale nënvizoi se pajisja me teknologji bashkëkohore, është një tjetër hallkë e rëndësishme e këtij investimi që do të përmirësojë kushtet e shërbimit obstetrik.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE ZNJ. ALBANA KOÇIU

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ka mbërritur në fazën përfundimtare rikonstruksioni i ambienteve të spitalit që përfshijnë tjetërsimin e Qendrës së Shëndetit të Gruas, shërbimin pritës dhe atë akomodues për të gjitha urgjencat mjekësore.
Pajisja me teknologjinë bashkëkohore, është një tjetër hallkë e rëndësishme e këtij investimi që do të përmirësojë kushtet e shërbimit obstetrik.
Vizita e sotme në maternitetin “Koço Gliozheni”, më dha gjithashtu mundësinë për të njohur e folur nga afër me gjithë ekipin e mrekullueshëm të mjekëve që presin të parët zërin e jetës.

###

https://web.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0DL7jSNtSL35qTqRqzf5ytp7CXhZYDYyK6rLsQ1bLKTtg44eRjs1XMyAErVywgH5kl&id=61550901522643

Previous Reagim i Kryeministrit Edi Rama