Gjatë muajit maj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka mirëpritur në Shqipëri themeluesin e kompanisë Tikkun Olam Makers (TOM), Gidi Grinstein dhe drejtuesen për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe pjesërisht Azinë, Yael Rogers.
Kjo u pa nga minsitrja e Rinisë si një mundësi e mirë për të prezantuar ekosistemin e industrisë kreative e novative në vend, laboratorët që mund të përdoren si Maker- Space (hapësira prodhimi), studentët e interesuar për të qenë pjesë e projektit e po ashtu qendrat/ shoqatat që mund të ndihmojnë në ndërlidhjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara me organizatën TOM.
Gjithashtu, Muzhaqi e ka konsideruar këtë vizitë si hap i rëndësishëm në fillimin e projektimit të planeve më novative dhe praktike për zbatimin e TOM në Shqipëri, me ide novatore dhe qëllime ambicioze për t’i ndryshuar jetën personave me aftësi të kufizuara në të gjithë botën.
TOM është një lëvizje globale që krijon zgjidhje novative dhe praktike për sfidat e përditshme të njerëzve me aftësi të kufizuara, ose “njohësit e nevojave” siç organizata i quan.