Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në mbledhjet e Pranverës të FMN dhe BB - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj merr pjesë në mbledhjet e Pranverës të FMN dhe BB

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, në Uashington,  në datat 12-15 prill 2023.

Ministrja Ibrahimaj ishte pjesë e delegacionit të Shqipërisë, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë.

Gjatë pjesëmarrjes në mbledhjet e Pranverës, Ministrja Ibrahimaj zhvilloi disa takime të rëndësishme me figura të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, si me z. Ajay Banga, kandidatin për President të Grupit të Bankës Botërore; zj. Antonella Bassani, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore; z. Matteo Bugamelli , Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB; zj. Xiaoqing Yu, Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB; z. Alfred Kammer, Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN; zj. Yan Sun, Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë; z. Federico Giammusso, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN. Gjatë këtyre takimeve u krye edhe prezantimi me Shefen e re të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, zj. Anke Weber.

Në këto takime, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi mbi zhvillimet kryesore më të fundit të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se qeveria është angazhuar në marrjen e masave në përballimin e krizës së çmimeve, me qëllim mbrojtjen e shtresave më në nevojë të popullsisë dhe që efektet e kësaj krize të jenë sa më të vogla në ekonomi.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se Shqipëria në vitet e fundit ka arritur t’i bëjë ballë tre krizave të njëpasnjëshme, tërmetit të vitit 2019, pandemisë Covid 19 dhe krizës aktuale të çmimeve. Falë masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, ku më kryesorja është mburoja që qeveria vendosi të bëjë për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike, mbështetja financiare për shtresat më në nevojë dhe rritja e pagave, performanca ekonomike e vendit gjatë vitit 2022 rezultoi 4.84 %, mbi pritshmëritë e qeverisë shqiptare dhe FMN.

Nga ana tjetër, Ministrja vuri në dukje faktin se Shqipëria ka pasur një nivel inflacioni ndjeshëm më të ulët se sa vendet e rajonit, ndikuar edhe nga masat e ndërmarra nga qeveria.

Gjithashtu, në takimet e zhvilluara, Ministrja Ibrahimaj ka shprehur vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar reformat e nisura, konsolidimin fiskal dhe reduktimin e borxhit publik, ndërsa falënderoi përfaqësuesit e FMN dhe BB për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për autoritetet shqiptare.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së pohuan faktin se Shqipëria ka mundur të kalojë mjaft mirë krizat e njëpasnjëshme dhe inkurajuan autoritetet shqiptare që të vijojnë me monitorimin e vazhdueshëm të situatës, koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare, duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur. Konsolidimi fiskal, sipas tyre, është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin makroekonomik të vendit.

Një tjetër takim i rëndësishëm ku mori pjesë Ministrja Ibrahimaj ishte dhe  takimi me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, ku u diskutua mbi perspektivën dhe sfidat e politikës për Evropën të organizuar nga Departamenti Evropian i FMN-së.

Po ashtu, Ministrja u takua dhe me përfaqësues të lartë të USAID, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, si dhe mori pjesë në seminarin e FMN “Shpenzim i mirë. Shpenzim me llogaridhënie”.

Previous Manastirliu në Qendrën e re Shëndetësore Luz i Vogël: 100 qendra socio-shëndetësore brenda vitit