Ministrja Ibrahimaj: Miratimi i Ligjit të Ri për Inspektimet – Një Hap Thelbësor në Lehtësimin e Barrës për Bizneset Shqiptare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj: Miratimi i Ligjit të Ri për Inspektimet – Një Hap Thelbësor në Lehtësimin e Barrës për Bizneset Shqiptare

Me 74 vota pro, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin e Ri për Inspektimet, një arritje kyçe në reformimin e procesit të inspektimit, duke synuar lehtësimin e barrës mbi bizneset dhe përmirësimin e kushteve të punës, mjedisit dhe sigurisë së produkteve.

Ky ligj ka për qëllim konsolidimin e inspektorateve, duke shmangur mbivendosjen e funksioneve dhe duke optimizuar përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore. “Me këtë ligj, ne po ndërtojmë një sistem inspektimi më të thjeshtë dhe më efikas, që jo vetëm mbështet biznesin, por edhe garanton produkte të sigurta për qytetarët dhe një mjedis më të pastër,” deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Pikat kryesore të ligjit përfshijnë:

Paralajmërimi si masë kryesore administrative – Një risi që fokusohet në parandalimin e shkeljeve përmes paralajmërimit, në vend të ndëshkimit të drejtpërdrejtë me gjoba, duke i dhënë biznesit mundësinë për të korrigjuar gabimet.

Modernizimi i proceseve përmes përzgjedhjes me bazë riskun – Subjektet që demonstrojnë sjellje të rregullt do të inspektohen më rrallë, duke ulur ndërhyrjet e panevojshme në aktivitetet e tyre. Një databazë e integruar do të sigurojë skedimin individual të subjekteve dhe kategorizimin e tyre sipas riskut.

Garancia e një procesi të pavarur ankimimi – Për herë të parë, shqyrtimi i ankesave do të largohet nga inspektoratet përkatëse dhe do të kalojë pranë Inspektoratit Qendror, ku një Komision shumëpalësh, duke përfshirë përfaqësues të komunitetit të biznesit, do të vendosë mbi ankesat.

Krijimi i Bordit të Inspektimeve – Ky organ kolegjial do të koordinojë dhe harmonizojë politikat dhe standardet e inspektimit në nivel kombëtar, duke siguruar një sistem më të integruar dhe transparent.

“Ky ligj është një hap madhor drejt krijimit të një sistemi inspektimi më të drejtë, më të efektshëm dhe më të lehtë për bizneset shqiptare,” përfundoi Ibrahimaj.

Previous Miratohet rishikimi i buxhetit 2024, Ministri Malaj: Financime shtesë për investime në sektorët prioritarë